Ballina Bota Zvicër, raportohet për shkallë të lartë të racizimit

Zvicër, raportohet për shkallë të lartë të racizimit

Një shofer i autobusit refuzon që t’i marrë një grup të të rinjve azil-kërkues. Kur ata kërkojnë arsye, ai u thotë se mund të ecin, dhe se nuk kanë asnjë të drejtë në Zvicër.

“Kthehuni në Afrikë”, u thotë shoferi atyre.

Ky është vetëm një nga incidentet e përshkruara në një raport mbi racizmin në Zvicër.

Raporti i publikuar nga Komisioni Federal kundër racizmit dhe një grup aktivistësh për të drejtat e njeriut, tregon se numri i rasteve raciste të raportuara gjatë vitit të kaluar ka shënuar një numër rekord të lartë, gjithsej 301.

Kjo krahasuar me 199 incidente të tilla sa ishin vetëm një vit më parë.

Shumica e këtyre rasteve ishin të lidhura me një mos pranim të përgjithshëm ndaj të huajve (112), kurse racizmi ndaj njerëzve me ngjyrë u vërejt në 95 raste, ndërsa myslimanët ishin cak në 54 raste, përcjell KosovaPress.

Një numër i madh i rasteve të racizmit ishin verbale, megjithatë në dy raste kishte edhe përfshirje të armëve.

Ekspertët paralajmëruan se përqendrimi i policisë në islamin ekstremist, ka bërë që problemi i ekstremizmit të djathtë të mos marrë vëmendjen e merituar në Zvicër./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews