Ballina Aktualitet Lajme ZJARRI NË NDËRTESËN E MINISTRISË SË DREJTËSISË, BOSHNJAKOVSKI JEP DETAJE

ZJARRI NË NDËRTESËN E MINISTRISË SË DREJTËSISË, BOSHNJAKOVSKI JEP DETAJE

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në lidhje me shpërthimin e zjarrit në Ministrinë e Drejtësisë ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme po bën hetime në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur saktësisht.

“Janë djegur hapësira në katin e katërt në Ministrinë e drejtësisë, disa zyre mund të themi se tërësisht janë shkatërruar nga zjarri, megjithatë së shpejti do të vërtetohet deri në cilën shkallë është bërë dëmi të materialeve të caktuara.

Në katin e katërt, aty ku janë zyret më të dëmtuara, ndodhet një pjesë e ndihmës juridike ndërkombëtare, një pjesë e kontabilitetit dhe një pjesë e sektorit financiar të ministrisë së drejtësisë. Mirë është që në të gjithë situatë nuk ka persona të lënduar, nuk kemi viktima në njerëz, e faleminderojmë shërbimin e zjarrfikësve të qytetit të Shkup, policinë për intervenim ekspres dhe pengimin e shpërndarjes së zjarrit në objektet dhe ndërtesat përreth”, ka thënë Boshnjakovski, raporton SHENJA.

@tn.lajmelokale
@tetovanews