Ballina Aktualitet Lajme XHAFERI, PROTESTUESIT MË THANË: MBARUAM ME SELËN, JU E KENI RRADHËN

XHAFERI, PROTESTUESIT MË THANË: MBARUAM ME SELËN, JU E KENI RRADHËN

Kryetari i Kuvendit Talta Xhaferi sot në Gjykatën Penale ka dëshmuar për sulmin mbi deputetin dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selam ë 27 prill vitin e kaluar.

Ai tha se sulmuesit kanë filluar dhunshëm t’i sulmojnë ata së pari fizikisht dhe më pas me gjithçka që u ka ra në dorë.

“Unë po jepja deklaratë për mediat tek salla e mediave pas emërimit tim si kryetar i Kuvendit. Derisa jepja deklaratë në monitor shihja transmetim direkt nga protesta para Kuvendit. Në një moment qytetarët hynë në Kuvend dhe i kishim para dere. Fillimisht sigurimi tentoi ta mbajë derën por kishte shumë presion dhe nuk mundeshin më ta mbajnë derën. Një pjesë e qytetarëve hynë edhe nga ballkoni prandaj u lëshuan edhe dyert dhe qytetarët hynë në sallë. Diku para orës 19 hyri turma. Menjëherë filluan të na sulmojnë fizikisht. Edhe neve edhe medieve”, tha sot në gjykatë Talat Xhaferi, raporton SHENJA.

Ai tha se pasi hynë qytetarët brenda, deputetët bënë një kordon dhe e lanë atë prapa.

“Para meje ishte Zoran Zaev, Kiracovski, Mançevski dhe të tjerë. Anash fillimisht ishin Syrija Rashidi dhe Sela. Afër kisha edhe një kameraman të televizionit 24. Kordoni ishte ai që më mbronte. Ata që hynë menjëherë filluan me sulm fizik ndaj të pranishmëve. Tek unë nuk arriti askush pasi isha i mbuluar nga njerëz.

Sela qëndronte afër meje për një kohë. Gjithçka që kishte gjësende shfrytëzoheshin për të na hedhur në trup. Pasi hynë ata e pash se na kishin të gjithëve cak. Por pre ishin radhët e para. Kishte thirrje do ju vrasim të gjithëve, nuk do të dilni prej këtu, e keni tradhtuar shtetin. Zaevit, Spasovskit, Selës e Shekerinskës u bërtisnin. Atëherë filloi sharja individuale. Derisa e kisha afër Selën i thoja se nuk duhej të lëvizë. Por, sigurisht në momentin kur kam folur në telefon është larguar, kur u ktheva nuk e pash Selën afër vetes”, ka thënë Xhaferi.

Ai tha se Selën e kishte në anën e tij të majtë, por pas 1 minute ai nuk ishte në vendin e tij.,

“Në sallë nuk e kam parë më sepse ishte tollovi, po hidheshin gjësende. Kjo vazhdoi deri më shumë se një orë e gjysmë derisa hyri policia. Mendoj se kaloi afro një orë e gjysmë sa nuk e kisha parë Selën pasi u zhduk nga afërsia ime. Dikush prej sulmuesve dëgjova të thotë se e larguam Selën dhe thanë kemi mbaruar punë më Selën tani e keni ju radhën. Atëherë e kuptova seriozitetin e gjendjes së tij.

Thanë se do të na detyrojnë të nënshkruajmë deklaratë se nuk vlen ajo që kishte ndodhur në sallë për emërimin. Prej atij momenti më nuk e kam parë Selën pasi neve na evakuuan tek zyra e Gjorçevit. Aty erdhi Todorov dhe i kërkonte Selën dhe Shekerinskën pasi ishin më të lënduarit.

Pastaj na lajmëruan se të dytë janë dërguar në klinikë. Menjëherë pasi u evakuuam me ekipe të policisë shkova deri tek Sela në spital. E pashë se ka lëndime të rënda dhe se po luftonte për jetë. Mes grupit të parë që hyri në sallën e mediave kishte një pjesë me maskë fantomi. Ata ishin udhëzuesit e turmës. Supozoj se kamerat duhet të kenë qenë në funksion pasi kështu është e rregulluar. Kamerat ishin të vendosura në vend. Gjithë inçizmet i janë dhënë prokurorisë”, ka shtuar të tej Xhaferi./shenja/

@tn.lajmelokale
@tetovanews