Ballina Aktualitet Rajoni Vritet me atentat shqiptari në Kolumbi, dyshohet se ishte i përfshirë në...

Vritet me atentat shqiptari në Kolumbi, dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun e kokainës

Detaje të reja dalin në skenë nga vrasja e një shqiptari në Kolumbi në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota. Bëhet fjalë për shtetasin Adriatik Lagji. Gazetari, Artan Hoxha shkruan se një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Amerikën e Jugut. Ai numëron vrasjet në Ekuador dhe atentatet ndaj shqiptarëve, të cilat tashmë janë zhvendosur edhe në Kolumbi.

Ndërkohë, burime për BalkanWeb bëjnë me dije se vrasja e Adriatik Lagjit ka ndodhur në 4 prill. Ai ka qenë i martuar me një kolumbiane dhe është prind i një djali. Në Bogota, Adriatik Lagji njihej me emrin Andrea. Adriatik Lagji nga Saranda, është ekzekutuar ne kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, ndërsa mësohet se është qëlluar me disa plumba në kokë.

“Pas vrasjeve te vitit te kaluar dhe 4 atentateve ku viktima ishin shqiptaret ne Guayaquil te Ekuatorit, kete radhe ngjarjet jane zhvendosur ne Kolumbi, vendi nga ku u nis kontenieri me 613 kg kokaine i kapur ne Maminas nje muaj e gjysmë më parë. Kete radhë viktima eshte shqiptari nga Borshi i Sarandes, Adriatik Lagji, i ekzekutuar ne kryeqytetin e Kolumbise, Bogota. Policia shqiptare po kerkon informacion nga koleget kolumbiane nese kjo ngjarje ka lidhje me narkotrafikun dhe perfshirjen e shqiptareve ne trafikun e kokaines. Lagji kishte kohe qe jetonte ne kryeqytetin kolumbian Bogota. Dyshimet e policise jane se kjo vrasje ka te beje me luften per territor te grupeve kriminale shqiptare te perfshira ne trafikun e kokaines nga Amerika e Jugut drejt Europes…” , shkruan gazetari Hoxha./bw

@tn.lajmelokale
@tetovanews