Ballina Bota Vrau gjithë familjen, gjendet i vdekur në burg vrasësi serial

Vrau gjithë familjen, gjendet i vdekur në burg vrasësi serial

Një vrasës serial është gjendur i vdekur në burg. Damian Rzeszoëski vrau gruan e tij, dy fëmijët, vjehrrin, shoqen e ngushtë të bashkëshortes dhe vajzën e saj në një sulm horror në në Jersey në vitin 2011.

Ai u shpall fajtor për vrasjet e tyre. Vrasësi me origjinë polake vdiq në burgun e sigurisë së lartë Full Sutton në Yorkshire, ku po vuante një dënim prej 30 vjetësh.

Damian vrau bashkëshorten e tij Izabela, 30 vjeç pasi zbuloi se e tradhëtonte, më pas i vrau dy fëmijët Kinga, 5-vjeç, të birin Kacper, 2 vjeç, vjehrrin Marek Garstka, 56 vjeç, shoqen e ngushtë të Izabelës, Marta De La Haye, 34 vjeç dhe vajzën e Martës, Julia, 5 vjeç.

Kacper ishte ulur në një karrige në tavolinën e ngrënies duke luajtur me një makinë lodër kur u ther 13 herë me dy thika të ndryshme.

Motra e tij e madhe Kinga mori 16 plagë, njësoj si shoqja e saj Julia De La Haye. Marta arriti të dilte në rrugë ku edhe vdiq. Izabela gjithashtu tentoi të largohej po në atë rrugë por u ndoq nga bashkëshorti dhe u vra përpara fqinjëve.

Ata u përpoqën të ndërhynin por Rzeszoëski, i cili ishte i dehur, filloi të godiste veten kur hyri në banesë.

Sulmi i Rzeszoëskit erdhi disa javë pasi bashkëshortja e tij pranoi se kishte pasur një lidhje jashtëmartesore rreth 2 muaj dhe e kishte kërcënuar se do vriste veten. Ndërkohë policia po heton vdekjen e tij në burg./sn/