Ballina Bota VIDEO/ Rasti që ka habitur opinionin: Dënohet me 65 vite burg, edhe...

VIDEO/ Rasti që ka habitur opinionin: Dënohet me 65 vite burg, edhe pse vrasjen nuk e ka kryer ai

Një adoleshent nga Alabama e SHBA-ve është dënuar me 65 vite heqje lirie për shkak të një seri krimesh, përfshirë vrasjen që nuk e ka kryer.

Lakeith Smith, 18-vjeç, nga Montgomery, është dënuar sipas ligjit për përgjegjësinë e bashkëpunëtorit. Sipas këtij ligji, personi mund të dënohet për vrasje nëse krimin e ka kryer një bashkëpunëtor i ndjerë.

Sa i përket adoleshentit Smith, ai në vitin 2015 ishte munduar ta plaçkit një shtëpi së bashku me A’Dontea Washington, 16-vjeç, kur para tyre u shfaq një polic i cili shtiu me armë në drejtim të tyre dhe vrau Washingtonin.

Smith dhe Washington ishin pjesë e një grupi prej pesë personave që kishin plaçkitur dy shtëpi në Millbrooke, rreth 16 kilometra në veri të Montgomery.

Në momentin që ishte shfaqur policia, kishin filluar të shtënat. Në videot e filmuara nga kamerat e policisë shihet se si Washington i vërsulet policisë, të cilët i kundërpërgjigjen duke e qëlluar për vdekje adoleshentin.

Smith është dënuar të enjten e kaluar me 65 vite burg, 30 për vrasje dhe 15 për plaçkitje dhe dy herë nga 10 vjet për vjedhje. Por, edhe pse Smith ishte i mitur kur ka ndodhur incidenti, ai është dënuar sikur të ishte i rritur. Ai gjatë muajit shkurt kishte refuzuar kërkesën që të dënohet me 25 vite.

“Polici kishte vrarë A’Dontea, e jo Lakeith Smith. Lakeith ka 15 vjeçar, thjesht një fëmijë i frikësuar për vdekje. Ai nuk ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale, që qoi në vdekjen e A’Dontea. Ai kurrë nuk e ka qëlluar dikë”, ka deklaruar avokatja e adoleshentit Jennifer Holton gjatë gjykimit.

Por, Smith ishte parë duke qeshur gjatë seancës së mbajtur.

“Mendoj se nuk do të qesh gjatë kur edhe do të dërgohet në burg. Jemi të kënaqur me verdiktin”, ka deklaruar ndihmës prokurori K.J. Robinson.

Tre pjesëtarët e tjerë të grupit që kanë kryer plaçkitjet kanë deponuar ankesat e tyre. Njëri është dënuar me 28 vite heqje lirie, derisa dy tjerët ende nuk janë dënuar.

Sa i përket policit nga Millbrooke që kishte vrarë Washingtonin, gjykata qysh në vitin 2016 e kishte liruar nga akuzat, duke pretenduar se ka pasur arsye të fort kur ka reaguar ndaj adoleshentit. /sn/

VIDEO bonus:
Loading...