Ballina Aktualitet Lajme VENDIMI PËR FAMILJARËT E ALMIR ALIUT BËHET I DITUR TË PREMTEN

VENDIMI PËR FAMILJARËT E ALMIR ALIUT BËHET I DITUR TË PREMTEN

Vendimi për të akuzuarit Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri do të bëhet i ditur të premten, raporton Televizioni SHENJA.

Ndërkaq, avokati i tyre Asmir Alispahiq, në fjalët përfundimtare të tij kërkoi lirimin e tyre, pasi siç u shpreh ai vepra dhunë që atyre u ngarkohet nuk është vërtetuar as nga Prokuroria dhe se shumë qartë në video-materiale shihet se ata jo vetëm që nuk kanë kryer vepër penale dhunë, por asnjë tjetër vepër penale.

I akuzari Boban Iliq tashmë e kishte ndërruar deklaratën e tij, ai para gjykatës u përgjigj se nuk ndihet aspak për veprën e kryer. Kujtojmë që deri më tani Boban e ka ndryshuar tre herë deklaratën sa i takon asaj se a ndihet ose jo fajtor për veprën e kryer. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews