Ballina Lajme Vazhdon Vetingu në Shqipëri, shkarkon gjyqtarin e dytë

Vazhdon Vetingu në Shqipëri, shkarkon gjyqtarin e dytë

Vazhdon Vetingu në Shqipëri, gjyqtari Besim Trezhnjeva është zyrtari i dytë i drejtësisë që shkarkohet nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas Fatos Lulos. Mëngjesin e sotëm trupa gjykuese eVetingut dha vendimin, pasi Trezhnjeva nuk mund të justifikonte 20 milionë lekë pasuri.

“Trupa e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore për subjektin e rivlersimit, z. Besim Trezhnjeva. Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese e përbërë nga Alma Faskaj, kryesuese, Firdes Shuli relatore, Roland Ilia, anëtar vendosi të shkarkojë nga detyra subjektin e rivlerësimit, zotin Besim Trezhnjeva, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Durrës”, bëri të ditur kryesuesja e trupës gjykuese, Alma Faskaj./am/

Bonus video:
Loading...