Ballina Aktualitet Lajme Vazhdojnë seancat gjyqësore për lëndën “300” dhe “Shuplakat

Vazhdojnë seancat gjyqësore për lëndën “300” dhe “Shuplakat

Në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për lëndën “300” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku i akuzuar është ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski.

Kjo lëndë ka të bëjë me blerjen e 300 automjeteve për nevojat e MPB-së.

Në seancën e mëparshme dëshmitarët sqaruan situatën me blerjen e automjeteve. Këta dëshmitarë ishin anëtarë të Komisionit për blerjen e automjeteve.

Sipas akuzës, Popovski e ka dëmtuar buxhetin e shtetit me mbi 400 mijë euro.

Gjithashtu, do të mbahet seanca e radhës për lëndën “Shuplakat”, që ka të bëjë me dhunën në komunën Qendër. Të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, dhe disa të tjerë./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews