Ballina Bota Trump: Misioni u realizua – faleminderit Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar

Trump: Misioni u realizua – faleminderit Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar

Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se sulmet ajrore në Siri u ekzekutuan në mënyrë të përsosur.

Ai përmes një postimi në Twitter, nuk ka harruar t’i falënderojë edhe dy aleatët e Amerikës, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, njofton Klan Kosova.

“Faleminderit për Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar për urtësinë e tyre dhe fuqinë e ushtrisë së tyre të shkëlqyer. Nuk mund të kishte pasur një rezultat më të mirë. Misioni u realizua”.

Në një cicërim tjetër menjëherë pasi ka falënderuar dy shtet aleate, ai ka thënë se është krenar edhe me “Ushtrinë tonë të madhe”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews