Ballina Showbiz Tronditet bota e muzikës, ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare DJ i...

Tronditet bota e muzikës, ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare DJ i famshëm (VIDEO)

Ka ndërruar jetë në moshën 28-vjecare producenti dhe DJ i njohur Tim Bergling, i njohur me emrin e artit Avicii. DJ dhe producenti muzikor nga Suedia është gjetur i vdekur këtë të premte, por ende nuk dihen shkaqet dhe motivet.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii”, njoftuan përfaqësuesit e tij në një deklaratë.

“Ai u gjet i vdekur në Muscat të Omanit, pasditen e kësaj të premteje. Familja është e shkatërruar nga ky lajm, ndaj kërkojmë me përulje respekt maksimal për nevojën e tyre për privatësi, në këtë moment tejet të vështirë. Të paktën për momentin nuk do të jepen më informacione apo deklarata”- thuhet me tej në deklaratë.

Disa prej hiteve më të shquara të tij janë “Levels”, “Wake Me Up” dhe “Hey Brother”.

VIDEO bonus:
Loading...