Ballina Aktualitet Lajme Tre viktima për tre muaj në rajonin e Pollogut

Tre viktima për tre muaj në rajonin e Pollogut

Gjatë tre muajve të kaluar të këtij viti, në rajonin e Pollogut janë regjistruar 178 aksidente trafiku apo 28 më shumë në krahasim me tre muajt e parë të vitit 2017. Në aksidentet e sivjetshme ka patur tre viktima, ndërsa vitin e kaluar një viktimë në tre muajt e parë.

Në mesin e atyre që kanë humbur jetën kanë qenë dy bashkudhëtarë dhe një motorist. Shumica e aksidenteve apo 88 kanë ndodhur në lëvizje, 23 kanë qenë me vetura të parkuara, 36 dalje nga rruga, ndërsa 15 janë shkaktuar nga kafshët, kryesisht qentë endacak.

Kështu bëjnë të ditur nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, në një raport dërguar mediave. Edhe këtë vit shkaktar i këtyre aksidenteve kanë qenë shpejtësia e lartë, apo mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë, më pas janë mos dhënies e përparësisë e kështu me radhë. Si ditë më kritike kur ka patur më shumë aksidente ka qenë dita e enjte, më pas është dita e hënë dhe dita e shtunë.

Pjesa më e madhe e aksidenteve kanë ndodhur në mes orës 16 dhe 18. Gjatë kësaj periudhë janë kontrolluar 12.528 vetura dhe vozitës, me ç`rast janë zbuluar 4193 shkelje të rregullave të komunikacionit. Në tre muajt e parë të këtij viti janë zbuluar edhe 223 persona që kanë drejtuar makinën pa leje për qarkullim. Ndërkohë, për shkak të parregullsive teknike, janë përjashtuar nga komunikacioni 203 vetura, ndërsa 153 kanë qenë me regjistrim të skaduar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews