Ballina Aktualitet Lajme Tërnava: Shefqet Krasniqi kurrë nuk ka qenë imam i Xhamisë së Madhe,...

Tërnava: Shefqet Krasniqi kurrë nuk ka qenë imam i Xhamisë së Madhe, kjo është e vërteta (VIDEO)

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një intervistë ka folur për herë të parë për hoxhën Shefqet Krasniqi, i cili javë më parë u shpall i pafajshëm në akuzat për shtytje për terrorizëm, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi.

Tërnava mohon që Krasniqi është suspenduar dhe i quan këto lajme të pavërteta. Sipas tij ai nuk ka qenë imam i Xhamisë së Madhe, por se ka qenë i angazhuar.

“Së pari ju gazetarët kur të informoni opinionin e keni detyrë të informoni drejtë. Me këtë rast nuk e keni informuar drejtë opinionin, e keni lajthit me vetëdije apo pa vetëdije. Shefqet Krasniqi e ka një vendim në Bashkësinë Islame. Ai është profesor në Fakultetin e Studimeve Islame. Ju e dini që dy vendime nuk mundet me i pas njeri, a mundet, jo.

Mundet me pas edhe 50 për qind të asaj sa i përket punë shtesë edhe atë e ka plus atë e ka, ai ligjëron edhe në shkallën e tretë në Fakultetin e Studimeve Islame do të thotë asnjë moment ky nuk është suspenduar, kështu duhet ta informoni opinionin jo të thoni të pavërtetën.

Ai nuk ka qenë imam i xhamisë së madhe, ai ka qenë i angazhuar në xhaminë e madhe mirëpo ne kemi pas shumë të papunë dhe kemi të papunë, dhe nuk është e udhës që dikush të punon në tri vende të punës, po them Shefqeti është koleg i joni, i rregullt në fakultet, është profesor i angazhuar në shkallën e tretë në fakultet ku për këtë edhe ka mësuar dhe është shkolluar dhe kjo vetvetiu flet boll.

Sigurisht, Shefqeti e të tjerë të përfshihen në aktivitete që organizon Bashkësia Islame në raste si p.sh., tribuna, ligjërata e ato, mirëpo xhamia e madhe i ka dy imam sikur i kanë edhe xhamitë tjera dhe ne do të vazhdojmë punën. Nuk guxoni të thuani ju jo që e keni suspendua, jo nuk e kemi suspendua këtë po e dëgjoj në radio, televizione, këto janë të pavërteta dhe çuditem pse ju gazetarët nuk i merrni nga burimet me u informu.

Pra, Shefqeti e merr rrogën si profesor i rregullt dhe një pagesë ekstra që jep ligjërata në shkallën e tretë apo magjistër. Ky është realiteti. Ku ka nevojë ne e angazhojmë edhe Shefqetin, edhe atë tjetrin sepse këta janë kolegët tonë mirëpo është detyrë e jona ku i angazhojmë nuk është detyrë e mediave. Ju mediat deri dje nuk ka mbet gjë në dynja pa i thënë Shefqetit, sot po ju dhemb shpirti për atë më shumë se sa mua. Lëreni këto sepse këto nuk pinë ujë”, shprehet Myftiu Tërnava.

Ndiqeni të plotë intervistën me Myftiun Naim Tërnava për “Arbresh”.info.

@tn.lajmelokale
@tetovanews