Ballina Bota Tensionet në Siri, ja çfarë thotë Mikahil Gorbaçov

Tensionet në Siri, ja çfarë thotë Mikahil Gorbaçov

Ish-drejtuesi i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, ka komentuar situatën e ndezur politike mes SHBA-ve dhe Rusisë, duke thënë se dy liderët, Vladimir Putin dhe Donald Trump duhet të ulen dhe të negociojnë me njëri-tjetrin. Gorbaçov ka thënë se situate është e keqe, dhe se liderët po sillen si të paaftë.

Gorbaçov ka paralajmëruar se këto lëvizje të pamatura mund të çojnë në një konflikt real në terren.

“Jam i alarmuar. Situata nuk ka qenë kaq e keqe prej një kohe të gjatë dhe jam i zhgënjyer me mënyrën sesi liderët botërorë po sillen. Ne po shohim prova të paaftësisë për të përdorur mekanizmat diplomatikë. Politika ndërkombëtare është kthyer në shkëmbim akuzash, sanksione dhe madje edhe sulme ushtarake”, thotë për Interfax, ish-lideri i Bashkimit Sovjetik në vitet 1985-1991.

Duke kujtuar takimet me Ronald Regan dhe Xhorxh Bush, takime që i dhanë fund Luftës së Ftohtë, Gorbaçov thotë se Trump dhe Putin duhet të ndjekin këto modele, shkruan faxweb.

“Pikërisht sepse Rusia dhe SHBA-të janë në zgrip të krizës, liderët e tyre duhet të takohen. Ata duhet të takohen diku në mes të distancës mes dy vendeve, për negociata 1 apo 2-ditore, ku të përfshihen edhe ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes”, thotë Gorbaçov i nderuar me Nobelin e Paqes në vitin 1990.

Më tej ai thotë:

“Jam i sigurt se luftën nuk e do askush, por kjo atmosferë e ethshme mund të çojë në një telash të madh”, thotë ai duke shtuar se përshkallëzimi i mosmarrëveshjeve mes dy superfuqive madhore vjen për shkak se “njerëzit e zakonshëm nuk e dinë ende rrezikun që qëndron mbi kokat e tyre”.