Ballina Aktualitet Lajme “Tank”, vazhdon gjyqi për Mercedesin luksoz (VIDEO)

“Tank”, vazhdon gjyqi për Mercedesin luksoz (VIDEO)

Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve sot vazhdoi seanca për rastin e Speciales “Tanku”. Rasti i referohet blerjes së Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurosh, ndërsa në të akuzohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmësministri i Ministrit të Punëve të Brendshme Gjoko Popovski.

Seanca filloi me paraqitjen e provave me shkrim. Pasi prokurorët e lexuan listën e provave, mbrojtja reagoi duke kërkuar lexim të plotë të provave dhe jo vetëm titujt. Gruevski theksoi se donte që publiku ti dëgjonte provat, sepse sipas tij, ato ishin bosh dhe pa esencë.

Alsat M

@tn.lajmelokale
@tetovanews