Ballina Bota Takimi Trump-Kim Jong un; Presidenti amerikan: Ngrihem nga tryeza nëse duhet

Takimi Trump-Kim Jong un; Presidenti amerikan: Ngrihem nga tryeza nëse duhet

Donald Trump ka ndërmend të çohet nga tryeza e bisedimeve me Kim Jong un-in e të dalë jashtë nga dhoma nëse ato nuk do të jenë të frytshme.

Në një konferencë të përbashkët me kreun e ekzekutivit japonez Shinzo Abe, Trump u shpreh se mbi liderin koreano-verior duhet ushtruar maksimumi i presionit përsa i takon çarmatimit atomik.

Një ditë më parë, vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi udhëtimin e Mike Pompeo në Penian më herët gjatë muajit për një takim me Kim Jong un-in.

Pompeo, siç pohoi Trump, krijoi një marrëdhënie mjaft të mirë me udhëheqësin e vendit komunist, të cilit presidenti amerikan deri para disa muajsh e quante: “njeriu i vogël raketë”.

Vizita e shefit të agjencisë qendrore të inteligjencës përbën kontaktin e nivelit më të lartë mes SHBA-së dhe Koresë së veriut që prej vitit 2000.

Takimi i Trumpit me Kim Jong un pritet të mbahet në qershor. Detajet e tij ende nuk janë zbardhur, por CNN rendit disa vende të ndryshme ku kjo përballje mund të ndodhe duke nisur me Gjenevën, Bangokun, Helsinkin, Singaporin, Stokholmin, Pragën, Ulanbatorin e Mongolisë e duke përfunduar me një anije në det në ujëra ndërkombëtare./TCH/

@tn.lajmelokale
@tetovanews