Ballina Aktualitet Lajme Sot seancë për “rrëzimin” e Qeverisë

Sot seancë për “rrëzimin” e Qeverisë

Sot do të mbahet seanca për iniciativën e VMRO-DPMNE-së për votimin e mosbesimit të Qeverisë.

Këtë edhe një herë e dëshmoi dje koordinatori i grupit parlamentar të opozitës maqedonase Dragan Danev, i cili deklaroi se shpresojnë që shumica e deputetëve të Kuvendit do të marrin parasysh interesat e shtetit.

Dragan Danev, VMRO-DPMNE
“VMRO-DPMNE dhe koalicioni janë të përgatitur për diskutim dhe për tregimin e të gjitha fakteve dhe argumenteve kundër qeverisjes 10 mujore të Qeverisë aktuale.

Apelojmë deri tek të gjithë deputetët e Kuvendit që gjatë votimit, para vetes ti vënë interesat e shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë dhe jo ato personale dhe partiake, nëse ato interesa janë para dhe i udhëheqin gjatë seancës jam i bindur se do të kemi 61 deputetë”.

Sipas Tomisllav Tuntev, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, është dëshpërues fakti që parti e madhe si VMRO-DPMNE të justifikojë kthimin në punën e kuvendit përmes interpelancës. Tuntev, tha se do të kenë hapësirë të flasin për krimet e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së./shn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews