Ballina Aktualitet Lajme Si të çelni ngjyrën e flokëve me tre përbërës natyralë

Si të çelni ngjyrën e flokëve me tre përbërës natyralë

Çdo fillim viti sjell edhe dëshirën për të ndryshuar look. Sado qkeni vite me të njëjtën ngjyrë flokësh, sërish tundoheni dhe doni të provoni ngjyrën in të momentit. Por para se të kaloni tek një ngjyrë e re duhet të dekoloroni flokët, proces që jo gjithmonë është i shëndetshëm. Në fakt nuk është aspak i shëndetshëm pasi çngjyrosja e flokëve ka në përmbajtjen e saj agjentë kimikë. Por ju mund të çelni ngjyrën e flokëve në kushte shtëpie falë tre përbërësve 100% natyralë.

Kamomili: Përveç të qEnit një bimë e shkëlqyer, kamomili është një aleat i rëndësishëm kur bëhet fjalë për bukurinë femërore dhe kujdesin e flokëve. Bëni një çaj kamomil të fortë dhe lereni të ftohet. Aplikojeni në të gjithë flokët tuaj dhe lerini të thahen jashtë në diell ose në temperaturë dhome. Kamomili ju ndihmon të hapni ngjyrën e flokëve dhe gjithashtu i ushqen ato. Kjo teknikë duhet përdorur 2-3 herë në javë.

Mjalti: Është i përkryer për të theksuar ngjyrën e flokëve sepse përmban një sasi të vogël peroksid hidrogjeni. Megjithatë, mjalti do të jetë më i efektshëm në qoftë se e holloni me pak ujë ose uthull. Kjo do ta bëjë më të lehtë aplikimin dhe mund ta lani me lehtësi. Pasi ta përzieni mjaltin me uthull ose ujë, aplikojeni në flokë, vendosni një kapuç plastik dhe lëreni të veprojë gjatë gjithë natës. Në mëngjes lani flokët si zakonisht.

Kanella: Kjo erëz aromatike është ideale nëse doni të ndriçoni ngjyrën e errët të flokëve. Lani flokët me balsam flokësh, madje përdoreni edhe pas larjes si zkonisht. Ndërsa flokët janë ende të patharë, aplikoni kanellë pluhur dhe ujë të ngrohtë. Vendosni një kapuç plasik në kokë dhe lereni përzierjen në aq kohë sa dëshironi. Kanella është një nga mënyrat më të sigurta për të çelur ngjyrën e flokëve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews