Ballina Bota Si përfunduan raketat amerikane Tomahok në Moskë?

Si përfunduan raketat amerikane Tomahok në Moskë?

Ndërsa Rusia pretendon se posedon raketat amerikane “Tomahawk”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë quajtur pohimet si “absurde”.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Rusia ka ardhur deri te raketat “Tomahawk” dhe do t’i analizojë ato për të përmirësuar sistemet e tyre të armëve të veta.

Kreu i administratës kryesore operative të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, gjeneralkoloneli Sergei Rudskoj tha se raketa “Tomahawk”, e cila nuk shpërtheu dhe një tjetër raketë me precizitet të lartë, e cila është shkrepur nga ajri, dhe të cilat SHBA-ja dhe aleatët e saj i përdorën gjatë sulmeve ajrore ndaj Sirisë më 14 prill, janë dërguar në Moskë, transmeton televizioni amerikan CNBC.

Ai tha në një konferencë shtypi se ekspertët ushtarakë rusë po studiojnë tashmë ato raketa.

“Disa prej raketave dështuan të arrijnë objektiva të caktuara, me sa duket për shkak të dështimeve teknike. Dy raketa, ajo “Tomahawk” dhe një me precizitet të lartë, e cila shkrepet nga ajri, tashmë janë sjellë në Moskë”, tha Rudskoj.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes së SHBA-së i ka quajtur absurde pretendimet e zyrtarëve rusë.

Zëdhënësi i Pentagonit, Eric Pahon tha për CNBC se pretendimet ruse janë përpjekje për ta kthyer vëmendjen nga aleanca e Rusisë me regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews