Ballina Bota Shkencëtarët e Evropës në luftë me shkencën amerikane rreth Inteligjencës Artificiale

Shkencëtarët e Evropës në luftë me shkencën amerikane rreth Inteligjencës Artificiale

Shkencëtarët kryesorë evropianë kanë hartuar plane për një institut të madh shumëkombësh evropian kushtuar hulumtimit të inteligjencës artificiale të klasit botëror (AI) në një përpjekje për të ushqyer dhe mbajtur gjallë talentin në Evropë.

Insituti i ri do të jetë i ngjashëm për të njejtat arsye si Cern, një laborator i fizikës i cili gjendet afër qytetit zviceran të Gjenevës. Ky laborator u krijua pas Luftës së Dytë Botërore, u ndërtua nga fizikanët evropianë për hulumtimin e grimcës atomike.

I quajtur laboratori evropan për të mësuarit dhe sistemin inteligjent, apo Ellis, u propozua nga instituti i Inteligjencës Artificiale ku do të ketë qendra të mëdha në pjesë të vogla të vendeve, përfshirë Britaninë e Bashkuar, në të cilën do të punësoheshin me qindra inxhinerë të kompjuterikës, matematicienë dhe shkencëtarë të fushave tjera që do të mbanin gjallë studimet rreth Inteligjencës Artificiale, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

Një letër dërguar qeverive evropiane, shkencëtarët përshkruajnë se përse kontinenti evropian mbetet prapa Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Letra shkruan, derisa disa “pika të nxehta kërkimore” ende ekzistojnë në Evropë, “pothuajse të gjithë njerëzit me zhvillim të lartë po rekrutohen nga kompanitë amerikane.”

Letra e nënshkrua nga shkencëtarë nga Britania, Franca, Gjermania, Zvicra, Izraeli dhe Holanda, bëjnë thirrje që instituti të fillojë së funskionuari këtë vit.

“Duhet bërë diçka dhe duhet të bëhet tani,” tha Zoubin Ghahramani, profesor i inxhinierisë së informacionit në Universitetin e Kembrixhit dhe shefi i shkencave në Uber. “Kjo do t’i siguronte Evropës qendra masive ku nuk do të kishim 10 studiues, por qindra ekspertë nga vende të ndryshme”.

Hapi i parë për ndërtimin e institutit është paraparë të fillojë me bashkëpunimin ndërmjet Francës dhe Gjermanisë./Periskopi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews