Ballina Aktualitet Lajme Shkatërrohet përmendorja e dëshmorit të UÇK-së

Shkatërrohet përmendorja e dëshmorit të UÇK-së

Edhe pse Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK), është sinonim për avancimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve të Maqedonisë, por jo vetëm edhe simbol i krenarisë sonë kombëtare, ndërsa ushtarët që dhanë jetën e tyre, invalidët e luftës dhe ish-luftëtarët krenaria e popullit shqiptarë, përkujdesi ndaj invalidëve dhe ish-ushtarëve nuk është në nivelin e duhur, shkruan Zhurnal.

Përkundër faktit që të mbijetuarit e luftës nuk po gjejnë kujdesin dhe respektin e duhur edhe pas 17 viteve nga përfundimi i luftës së vitit 2001, cak i huliganizmit dhe vandalizmit janë edhe atë që flijuan jetën e tyre për ne në vitin 2001, dëshmorët e UÇK-së.

Së fundmi, është vandalizuar përmendorja e dëshmorit të UÇK-së, Ismet Bajrami, në fshatin Brezë në Malësinë e Karadakut të Shkupit.

Edhe pse nuk dihet cili është autori i këtij akti vandal, apo motivi që ka shtirë të vandalizohet një varrë, lirisht mund të konkludohet se cilido qoftë motivi apo autori nuk mund të shfryhet mbi varrin askujt askush, për arsye se varet dhe përmendoret janë shenja që lë të kuptohet se në atë vend pushon një i afërmë i joni, e në këtë rast një ish-luftetarë e të gjithë ata që respektojnë figurën e tij mund të vendosin një lule apo bëjnë një lutje.

Banorët e fshatit Brezë në Malësinë e Karadakut të Shkupit e kanë dënuar ashpër këtë nakt vandal dhe çnjerëzor.

“Nuk është mirë kjo. Njeriu ka flijuar jetën për ne dhe të drejtat tona kolektive. Në respekt ndaj figurës së tij nuk duhet vandalizohet varri i tij, por duhet të gjithë të kujdesimi për familjen e tij. Në vend të përdhosjes të vendojmë ndonjë lule apo bëjmë ndonjë lutje për të dhe të gjithë të rënët në luftën e vitit 2001”, thotë për Zhurnal, një banorë i fshatit Brezë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews