Ballina Aktualitet Kosovë Sheshel i çmendur/ Në Kosovë lindin njerëzit me dy koka. Shkak NATO

Sheshel i çmendur/ Në Kosovë lindin njerëzit me dy koka. Shkak NATO

Vojislav Šešelj ka folur mëngjesin e sotëm në tek “Programi i Mëngjesit” në kanalin kombëtar sërb Happy TV, rreth pasojave të bombardimeve të NATO-s mbi Sërbinë përmes uraniumit të varfëruar.

Lideri i Partisë Radikale Sërbe solli si shembull rastin e prekjes nga kanceri të një ushtari italian në Kosovë.

Nëse gënjen dhia, nuk gënjejnë dot brirët e saj-u shpreh në mënyrë figurative Sheshelj duke përcjellë rastet e shumta të ushtarëve italianë të cilët kanë shërbyer në Kosovë dhe që janë sëmurur nga kanceri. Sheshelj u shpreh se shumë prej ushtarëve italianë kanë vdekur dhe ata që janë gjallë apo dhe familjet e të ndjerëve, kanë hedhur në gjyq autoritetet për dëmshpërblim.

Lideri radikal sërb u shpreh se në Sërbi në 20 vitet e fundit, janë shpeshtuar rastet e kancerit në formën e një epidemie ku mjaft prej të prekurve, janë mosha të reja.

Për Sheshelj, NATO nuk e ka goditur Sërbinë vetëm me uraniumin të varfëruar, por edhe me lëndë të tjera kimike ende të panjohura. Si shembull Sheshelj solli tharjen e drurëve në oborrin e tij në Batajnica. Të njëjtin rast solli në vëmendje edhe drejtuesi i emisionit “Cirilica” po në Happy TV, Milomir Maric.

Sheshelj përmendi edhe raste të ndodhura në Kosovë si pasojë e kësaj katastrofe mjedisore të shkaktuar nga bombardimet e NATO-s. Në Kosovë u shpreh Sheshelj, kanë lindur shumë foshnja me dy kokë apo me një apo shumë gjymtyrë të deformuar.

Ndodhin defekte por problem është se rastet janë të shumta-është shprehur lideri radikal sërb dhe kjo nuk është rastësore.

Ai u shpreh se qeveria e mëparshme ka shkaktuar katastrofë të rëndë ekologjike në Baric ashtu sikurse kimikate nga më të rrezikshmet gjenden në një vend të sigurtë në kontroll të fshehtë shtetëror.

Në emision, në lidhje telefonike, ka ndërhyrë edhe një telespektatore nga Straževice ku është shprehur se nga tetë shtëpi që gjenden në këtë lokacion, në pesë prej tyre, banorët vuajnë me kancer.

Sheshelj nuk ka ngurruar të flasë edhe për rolin diplomatik të Sërbisë.

Ne kemi karshi disa fuqi armike dhe këto janë SHBA dhe BE. Kam jetuar 12 vjet në Bashkimin Europian dhe asgjë të bukur nuk kam parë përvec disa rojeve të burgut.

Ne (sërbët) vazhdimisht jemi përpjekur për të ndryshuar posesivitetin e tyre karshi nesh, por mesa duket kjo nuk është gjë tjetër vecse një iluzion-është shprehur Sheshelj./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews