Ballina Aktualitet Lajme Sherri për një burrë, 25-vjeçarja plagos rivalen 34-vjeçare me thikë

Sherri për një burrë, 25-vjeçarja plagos rivalen 34-vjeçare me thikë

Dy gra shqiptare janë konfrontuar fizikisht me njëra-tjetrën dhe arsyeja mesa duket është rivaliteti për një mashkull. Ngjarja ka ndodhur në një palestër 3 ditë më parë në qytetin Volos në Greqi.

Sipas shtypit grek, një shqiptare 25-vjeçare plagosi me thikë 34-vjeçaren, gjithashtu shqiptare, duke e qëlluar në dorë. Në kohën që ndodhi ngjarja, në palestër kishte shumë persona të cilët po stërviteshin.

E plagosura u dërgua në spital dhe nuk ka rrezik për jetën. Ndërsa policia arrestoi 25-vjeçaren për plagosje. Sipas të dhënave dhe dëshmive të tyre, dy gratë njiheshin me njëra-tjetrën dhe kishin shkëmbyer më parë mesazhe në Facebook.

Motivi i konfliktit ishte një burrë. Mediat greke raportojnë se 34-vjeçarja e plagosur është e martuar dhe ka një fëmijë, por nuk kanë specifikuar nëse është bashkëshorti i saj i njëjti person që është bërë “mollë” sherri.

@tn.lajmelokale
@tetovanews