Ballina Bota Analiza SHËNIM: Dy arsyet e dizinformimit në mediat ruse mbi protestën në Rrugën...

SHËNIM: Dy arsyet e dizinformimit në mediat ruse mbi protestën në Rrugën e Kombit

Gazeta më e madhe Ruse Sputnik ka raportuar ngjarjet e të diëlës së 31 Marsit në Kukës ku demostrues të nxitur politikisht kryen akte vandale duke “zgjedhur” këtë formë proteste për ti thënë Jo tarifës në rrugën e kombit.

Momentet e zjarrvënies për qytetarët e mbarë Shqipërisë u duken si “Déjà vu” e frikshme.

Momente që i kishin parë dhe përjetuar edhe më parë. Raste të tilla ka ndodhur sa herë që dikujt i është dhimbsur vetja nga drejtësia, nga shteti, nga populli…

Është e njëjta dorë, i njëjti zjarr?!

Ngjarja u raportua edhe në portalin Sputnik, i njohur për vijën editoriale pro-Putin.

Lajmet e këtij portali ishin këmbë e krye “fake-news”, tituj pompozë, të shtrembëruar nga duke qenë larg çdo realiteti.

“Kryeministri shqiptar flet pas ‘luftës së madhe të shqiptarëve’ që ka nisur në Kukës”,- ishte krye-titulli i kësaj gazete.

Duke vijuar më pas:

“Tensionet që u ngritën dje për shkak të tarifës së të ashtuquajturës Rrugë të Kombit që lidh Prishtinën me Tiranën tani është kthyer në një luftë midis policisë dhe qytetarëve të Shqipërisë. Qytetarë nga Kosova u ftuan gjithashtu në këtë protestë nga Tirana”, -shkruan Sputnik.

Më shumë sesa një raportim serioz gazetaresk, ngjan me një deklaratë e stampuar në zyrat e Tiranës, të cilat kanë raport tejet miqësor më oligarkët rus, e që përmes “donacioneve”, bujaria e Rusëve i ka ndihmuar jo pak herë me lobime.

Mirëpo, Rusia momentalisht po përballet me një sërë akuzash të rënda nga vendet europiane, por jo vetëm, për rastin e helmimit të agjentit Skripal dhe vajzës së tij me agjent nervor.

Ishte Qeveria britanike e cila ndërrmori e para vendimin që diplomatët rusë të lënë vendin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj evropianë vijuan dëbimin e dhjetëra diplomatëve rusë, në një përgjigje të bashkërenduar ndaj helmimit të një spiuni rus në Britani të Madhe.

Më shumë se 20 vende u solidarizuan me Mbretërinë e Bashkuar, duke dëbuar më shumë se 100 diplomatë.

Bashkë më këto vende u bashkua edhe Shqipëria duke ndjekur linjën e aleatëve strategjikë si një qëndirim proporcional ndaj sulmit kimik në Salisbury

Në një deklaratë shpërndarë mediave MEPJ deklaroi se:

Reagimi i Moskës nuk përbën surprizë për ne. Vendimi i marrë prej nesh pak ditë më parë në lidhje me dy diplomatët Rusë, i bashkërenduar me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë ishte proporcional ndaj sulmit kimik në Salisbury. Theksojmë se kanalet tona diplomatike mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë.

Mesa duket Rusia po hakmerret “dhëmbë për dhëmbë” me vendet që kanë dëbuar diplomatët e saj.

Në të njëjtën linjë me Putin, kanë vijuar edhe gazetat pro-tij, të cilat kanë nisur një fushatë të mbushur me informacion të gënjeshtërt, rasti  i fundit edhe me protestën e demostruesve në Kukës, ku Sputnik shkruan me ‘profesionalizëm”: ”Nisi Lufta Civile”!

Arsyet e këtij dizinformimi janë të qarta. Së pari kjo nxitje destabilizimi i intereson opozitës në Tiranë dhe së dyti, Rusia hakmerret duke u përpjekur të nxijë imazhin e  vendeve që përzunë diplomatët e saj përmes një politike primtive. (Lexo.al)

@tn.lajmelokale
@tetovanews