Ballina Bota SHEMBET VILA LUKSOZE E PABLO ESKOBARIT

SHEMBET VILA LUKSOZE E PABLO ESKOBARIT

Autoritetet lokale të Kolumbisë kanë marrë një vendim për të shembur vilën lukzoze të trafikantit famëkeq të drogës, Pablo Escobar që ndodhet në Medelin, dhe në vend të saj të ndërtojnë një park i cili do t’u kushtohet viktimave nga përleshjet e narko-kartelëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Bashkisë Medelin, Federico Gutierrez, bëri të ditur se tëshmë kishte dërguar në polici kërkesën për shembje të vilës Monaco Apartman për çka kishte njoftuar edhe Drejtorinë për Prona Private.

Në njoftim thuhet se pushteti lokal hoqi dorë nga një plan paraprak, për të rinovuar vilën në të cilën kishte jetuar Escobar, për t’ia dhënë në shfrytëzim Sekretariatit për Siguri.

Arsyeja për braktisjen e planit fillestar thuhet se ka qenë pajustifikimi financiar i projektit.

“Simbolet e krimit dhe të keqes duhet të shkatërrohen, që është rast me Monaco Apartment. Këto objekte janë ndërtuar nga gjaku dhe vuajtjet e njerëzve të pafajshëm”, tha Gutierrez.

Gjatë luftës së karteleve të drogës në Kolumbi, në periudhën 1989-1993, janë vrarë të paktën 5.000 njerëz.

Në njoftim bëhet e ditur se shembja e vilës Monaco Apartman, do të thotë edhe fundin e turneve turistike, të cilat u kanë ofruar turistëve të mësojnë më shumë mbi jetën gangstere të Escobarit, të vrarë në vitin 1993.

Loading...