Ballina Aktualitet Lajme Shekerinska: Demokracia në Maqedoni nuk është humbur

Shekerinska: Demokracia në Maqedoni nuk është humbur

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është i një rëndësie të veçantë për vendin pasi që vendi do të anëtarësohet në aleancën më të fuqishme ekonomike e cila kultivon demokraci dhe është garantues i sigurisë së vendeve anëtare të saj, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska në fjalën e saj në debatin “NATO edhe ti” organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, Këshilli Euro-atlantik i MAqedonisë, Zyra për lidhje e NATO-së dhe ambasada e Kroacisë me rastin e Ditës së NATO-së – 4 Prillit, raporton Zhurnal.

Shekerinska shtoi se anëtarësimi në NATO do ti mundësoi zhvillim më të madh ekonomik vendit, ndërsa do të jetë edhe garante për zhvillim e mëtej të demokracisë në Maqedoni.

“Në 10 muajt e kaluar treguam se indi demokratik i Maqedonisë nuk është i humbur. Nëse i ndiqni televizoret nuk kemi më propagandë. Qeveria nuk po ik nga diskutimi dhe po vendos politika të transparencës në punë”, tha ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, transmeton Zhurnal.

@tn.lajmelokale
@tetovanews