Ballina Aktualitet Kosovë Serbia sërish lobim kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Serbia sërish lobim kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Serbia kërkon që personat, të cilët janë vënë në ndjekje ndërkombëtare nga autoritetet serbe, të kthehen në sistemin e Interpolit. Ajo gjithashtu kërkon nga vendet anëtare të Interpolit që të mos e pranojnë Kosovën në këtë organizatë.

“Si një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme kam kërkuar që të gjithë personat, të cilët janë vënë në listën e ndërkombëtare të ndjekjes nga autoritetet gjyqësore serbe, pa kushte të kthehet në sistemin e Interpolit”, ka thënë drejtori i Policisë së Serbisë, Vladimir Rebiç, pas bisedimeve të ndara me presidentin Meng Hongëei dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit, Jürgen Stock, raporton “B92”, përcjell Telegrafi.

“Ne do të bisedojmë me të gjithë anëtarët e Interpolit për t’i bindur ata se anëtarësimi eventual i Kosovës në Interpol, nuk do të ishte në interes të Serbisë, as të Interpolit”, ka thënë Rebic.

Drejtori i policisë serbe theksoi se Serbia këmbëngul në integritetin e saj territorial dhe është e angazhuar për zbatimin dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe rregulloreve.

Ai tha se, gjatë bisedimeve të ndara me Presidentin Hongwei dhe Sekretarin e Përgjithshëm Stock, është potencuar përkushtimi i Serbisë për bashkëpunim me Interpol.

@tn.lajmelokale
@tetovanews