Ballina Aktualitet Lajme Rritet çmimi i benzinës

Rritet çmimi i benzinës

Çmimi i benzinës me pakicë prej sonte në mesnatë do të rritet për 0.50 denarë, ndërsa çmimi i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për 1 denarë.

Sipas vendimit të Komisioni Rregullator për Energjetikë, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të arrijë 68 denarë, e Eurosuperit BS-98 do të jetë 69,50 denarë, i Eurodiseli do të shitet me çmim prej 60 denarë për litër ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëritë për 48,50 denarë.

Sipas vendimit rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit dhe do të jetë 28,72 denarë për kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara ishte 68,9 dollarë për barel ndërsa kursi i denarit në raport me dollarin 50,003 denarë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews