Ballina Aktualitet Lajme Refugjatët në Greqi, as në det e as në tokë

Refugjatët në Greqi, as në det e as në tokë

Kampet e refugjatëve në ishujt grekë janë të tejmbushur. Në pjesën kontinentale janë hapur të rinj. Por qeveria greke lejohet të transferojë aty vetëm pak syresh.

Nga Deutsche Welle

“More, po shumë po vijnë …”, thotë Ilias disi i pakënaqur. E ka fjalën për refugjatët aty pari, në kampin e Elaionasit. Jo shumë larg fluksit të turistëve në zemër të Athinës, aty po strehohen nëpër kontenierë mbi 1 500 të sapoardhur.

Janë nga ata që organet zyrtare i kanë klasifikuar si “veçanërisht të pambrojtur”: nëna me fëmijë, të mitur, njerëz me aftësi të kufizuara dhe probleme të rënda shëndetësore që presin të vazhdojnë udhëtimin e tyre në drejtim të Europës Qendrore.

Iliasi, i cili në fakt quhet ndryshe dhe nuk dëshiron ta bëjë publik emrin e vërtetë të tij, punon në një kompani transporti pranë kampit. Këtu ka shumë trafik, çdo dy minuta ngarkohet ose shkarkohet nga një kamion, Iliasi mban shënim.

Automobilët e rëndë kalojnë nëpër rrugicat e ngushta, të shtruara keq të lagjes, mes tyre lëvizin refugjatët. “Shumë shpesh këtu vrapojnë fëmijë. Ne jemi gjithë kohës në frikë se mos na ndodh ndonjë aksident”, ankohet Iliasi.

E vetmja kafene në lagjen e trishtë Elaionas është ajo e Jannisit, ku ai shërben së bashku me kolegen e tij të re, Marinën.

Tek ata refugjatët janë të mirëseardhur, – sidomos kur në TV ka futboll.

Jannis dhe Marina i mirëpresin refugjatët në lokalin e tyre

“Kur luan Real-i apo Barcelona në Ligën e Kampionëve, këtu është plot dhe atmosfera është shumë e mirë”, thotë pronari me entuziazëm.

Incidente thuajse nuk ka, gjithçka është me qetësi e rregull: “Edhe për faktin se refugjatët i shoqërojnë punonjësit e OJQ-ve dhe rregullojnë pagesën”, shton ai. Dashamirët e futbollit që frekuentojnë lokalin e Jannisit vijnë nga Siria, Afganistani ose Bangladeshi.

Dilema me azilkërkuesit

Që nga viti 2016 në Greqinë kontinentale po hapen kampe refugjatësh: Jo vetëm në Elaionas, por para së gjithash në Greqinë e veriut. Pyetja se nëse dhe sa azilkërkues vijnë, është kthyer në çështje politike.

Sepse, për sa kohë që këta njerëz mbeten në kampet e mbipopulluara në ishujt lindore të Egjeut, ku patën mbërritur nga Turqia nëpërmjet detit, qeveria greke është në shënjestër të kritikës ndërkombëtare.

Por, nëse ata transferohen në kontinent, ata nuk mund të kthehen më në Turqi, nëse u refuzohet kërkesa për azil. Vetëm për personat që konsiderohen si “veçanërisht të pambrojtur” – sidomos të miturit – bëhet përjashtim.

Ish-ministri i Imigracionit, Jannis Mouzalas, e shpjegonte vazhdimisht se refugjatët nuk mund të hyjnë të pjesën kontinentale, sepse kjo do të cënonte marrëveshjen me Turqinë.

Por për politikën e tij restriktive ndaj refugjatëve ai kritikohej vazhdimisht nga partia e majtë, Syriza. Në fillim të marsit, ai u detyrua të largohej nga detyra për shkaqe shëndetësore.

Ndërkohë është bërë shkas për debat, një raport i gazetës gjermane “Die Welt”, ku thuhet se qeveria greke sjell shumë azilkërkues në kontinent, kthen pak në Turqi dhe i klasifikon shumë njerëz “si veçanërisht të pambrojtur”.

Lagjja athinase Elaionas duket e trishtë

David Esdras, shefi i Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit (I0M) në Greqi, e cila zyrtarisht është përgjegjëse për kampet e refugjatëve në pjesën kontinentale, nuk e pranon këtë kritikë. More, po shumë po vijnë …”, thotë Ilias disi i pakënaqur. E ka fjalën për refugjatët aty pari, në kampin e Elaionasit. Jo shumë larg fluksit të turistëve në zemër të Athinës, aty po strehohen nëpër kontenierë mbi 1 500 të sapoardhur.

Janë nga ata që organet zyrtare i kanë klasifikuar si “veçanërisht të pambrojtur”: nëna me fëmijë, të mitur, njerëz me aftësi të kufizuara dhe probleme të rënda shëndetësore që presin të vazhdojnë udhëtimin e tyre në drejtim të Europës Qendrore.

Iliasi, i cili në fakt quhet ndryshe dhe nuk dëshiron ta bëjë publik emrin e vërtetë të tij, punon në një kompani transporti pranë kampit. Këtu ka shumë trafik, çdo dy minuta ngarkohet ose shkarkohet nga një kamion, Iliasi mban shënim. Automobilët e rëndë kalojnë nëpër rrugicat e ngushta, të shtruara keq të lagjes, mes tyre lëvizin refugjatët. “Shumë shpesh këtu vrapojnë fëmijë. Ne jemi gjithë kohës në frikë se mos na ndodh ndonjë aksident”, ankohet Iliasi.

E vetmja kafene në lagjen e trishtë Elaionas është ajo e Jannisit, ku ai shërben së bashku me kolegen e tij të re, Marinën. Tek ata refugjatët janë të mirëseardhur, – sidomos kur në TV ka futboll.

Jannis dhe Marina i mirëpresin refugjatët në lokalin e tyre

“Kur luan Real-i apo Barcelona në Ligën e Kampionëve, këtu është plot dhe atmosfera është shumë e mirë”, thotë pronari me entuziazëm. Incidente thuajse nuk ka, gjithçka është me qetësi e rregull: “Edhe për faktin se refugjatët i shoqërojnë punonjësit e OJQ-ve dhe rregullojnë pagesën”, shton ai. Dashamirët e futbollit që frekuentojnë lokalin e Jannisit vijnë nga Siria, Afganistani ose Bangladeshi.

Dilema me azilkërkuesit

Që nga viti 2016 në Greqinë kontinentale po hapen kampe refugjatësh: Jo vetëm në Elaionas, por para së gjithash në Greqinë e veriut. Pyetja se nëse dhe sa azilkërkues vijnë, është kthyer në çështje politike. Sepse, për sa kohë që këta njerëz mbeten në kampet e mbipopulluara në ishujt lindore të Egjeut, ku patën mbërritur nga Turqia nëpërmjet detit, qeveria greke është në shënjestër të kritikës ndërkombëtare. Por, nëse ata transferohen në kontinent, ata nuk mund të kthehen më në Turqi, nëse u refuzohet kërkesa për azil. Vetëm për personat që konsiderohen si “veçanërisht të pambrojtur” – sidomos të miturit – bëhet përjashtim.

Ish-ministri i Imigracionit, Jannis Mouzalas, e shpjegonte vazhdimisht se refugjatët nuk mund të hyjnë të pjesën kontinentale, sepse kjo do të cënonte marrëveshjen me Turqinë. Por për politikën e tij restriktive ndaj refugjatëve ai kritikohej vazhdimisht nga partia e majtë, Syriza. Në fillim të marsit, ai u detyrua të largohej nga detyra për shkaqe shëndetësore. Ndërkohë është bërë shkas për debat, një raport i gazetës gjermane “Die Welt”, ku thuhet se qeveria greke sjell shumë azilkërkues në kontinent, kthen pak në Turqi dhe i klasifikon shumë njerëz “si veçanërisht të pambrojtur”.

Lagjja athinase Elaionas duket e trishtë

David Esdras, shefi i Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit (I0M) në Greqi, e cila zyrtarisht është përgjegjëse për kampet e refugjatëve në pjesën kontinentale, nuk e pranon këtë kritikë. Miqtë tanë në Europë duhet ta kuptojnë se çdo kërkesë për azil është një rast më vete dhe duhet shqyrtuar me kujdes, sipas kritereve të Konventës së Gjenevës”, thotë Esdras në bisedë me DW. Por nuk mund të ndodhë që njerëz nga Pakistani ose Afganistani të përjashtohen parimisht nga azili, vetëm që të kalojnë më shpejt, shton ai.

Vonesa në instancën e dytë

E vërtetë është, thotë Esdras, se kërkesat për azil mund të hetohen pak më shpejt. Në instancën e parë vendimet merren në kohën e parashikuar, zvarritjet bëhen në instancën e dytë, ku vihen në përdorim mjetet juridike.

Ministri i ri i Imigracionit premton përmirësim: Në Komisionet e Kontrollit të ankesave do të rritet numri i gjykatësve, nga 12 në 20, bëri të ditur politikani i Syriza-s në fund të marsit. Megjithatë, sipas sindikatave, vonesat nuk janë aspak për shkak të mungesës së stafit. Në fund të vitit 2017 u larguan nga puna mbi 100 punonjës të Autoritetit grek të Azilit sepse u mbaroi afati i kontratës. Vetëm tre muaj më vonë, autoritetit iu lejua të punësonte punonjës të rinj. Shumë prej tyre nuk e njohin materien dhe duhet të bëjnë trajnime, ankohen sindikatat.

Miqtë tanë në Europë duhet ta kuptojnë se çdo kërkesë për azil është një rast më vete dhe duhet shqyrtuar me kujdes, sipas kritereve të Konventës së Gjenevës”, thotë Esdras në bisedë me DW. Por nuk mund të ndodhë që njerëz nga Pakistani ose Afganistani të përjashtohen parimisht nga azili, vetëm që të kalojnë më shpejt, shton ai.

Vonesa në instancën e dytë

E vërtetë është, thotë Esdras, se kërkesat për azil mund të hetohen pak më shpejt.

Në instancën e parë vendimet merren në kohën e parashikuar, zvarritjet bëhen në instancën e dytë, ku vihen në përdorim mjetet juridike.

Ministri i ri i Imigracionit premton përmirësim: Në Komisionet e Kontrollit të ankesave do të rritet numri i gjykatësve, nga 12 në 20, bëri të ditur politikani i Syriza-s në fund të marsit.

Megjithatë, sipas sindikatave, vonesat nuk janë aspak për shkak të mungesës së stafit. Në fund të vitit 2017 u larguan nga puna mbi 100 punonjës të Autoritetit grek të Azilit sepse u mbaroi afati i kontratës.

Vetëm tre muaj më vonë, autoritetit iu lejua të punësonte punonjës të rinj. Shumë prej tyre nuk e njohin materien dhe duhet të bëjnë trajnime, ankohen sindikatat.

@tn.lajmelokale
@tetovanews