Ballina Aktualitet Kosovë Rama: Shqipëria dhe Kosova kanë nisur punën për rigjallërimin e shtigjeve malore

Rama: Shqipëria dhe Kosova kanë nisur punën për rigjallërimin e shtigjeve malore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke vazhduar me promovimin e turizmit, ka shkruar se Shqipëria dhe Kosova kanë nisur punën për rigjallërimin e shtigjeve malore dhe lidhjen me korridorin “Via Dinarica”, cilësuar nga revista National Geographic Traveler në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar.

……………………..

Alpet Shqiptare përfshihen në itinerarin e Via Dinarica

Shqipëria dhe Kosova nisin bashkëpunimin për rigjallërimin e shtigjeve malore dhe lidhjen me korridorin “Via Dinarica”.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe organizata simotër në Kosovë CDF (Fondi për Zhvillimin e Komuniteteve) kanë filluar punën për zbatimin e këtij projekti që financohet përmes fondeve IPA Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Shqipëri.

Qëllimi është përfshirja e një numri shtigjesh të Alpeve Shqiptare në itinerarin e Via Dinarica, tashmë pjesë e platformës globale për turizmin malor, i cilësuar nga revista National Geographic Traveler në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar.

“Via Dinarica” vlerësohet në Planin Kombëtar Sektorial të Turizmit të Alpeve Shqiptare (PKST) si një ndër itineraret turistike më të rëndësishme që duhet zhvilluar. “Via Dinarica” është një shteg 2,000 km i gjatë dhe përshkon Slloveninë, Kroacinë, Bosnje – Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

Shqipëria dhe Kosova do të punojnë së bashku për një sërë ndërhyrjesh në përmirësimin e infrastrukturës turistike, rigjallërimin e shtigjeve malore në të dy anët e kufirit, rritjen e aksesit për të apasionuarit e ecjes në këmbë dhe me biçikleta, etj. /am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews