Ballina Bota “Raketat amerikane mund të nisen për të zhdukur provat e përdorimit të...

“Raketat amerikane mund të nisen për të zhdukur provat e përdorimit të armëve kimike në Siri”

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme së Rusisë Maria Zakharova i është përgjigjur Presidentit të SHBA-së Donald Trump mbi sulmet me raketa në drejtim të ushtrisë ruse.

Zakharova tha se “Raketat e mençura duhet t’i drejtohen terroristëve dhe jo qeverisë ligjore,” duke iu referuar rebelëve siriane përkatësisht qeverisë siriane, raporton “Sky News”, transmeton Periskopi.

Maria Zakharova shton se lëshimi i raketave mund të jetë një përpjekje nga SHBA për të shkatërruar provat e sulmeve kimike në terrenin e Sirisë.

Në një publikim në profilin e saj të Facebook, ajo pyeti “A është gjithë kjo ide për të hequr shpejt gjurmët e provokimit… për të bërë që inspektorët ndërkombëtarë të mos gjejnë asjgë?”/Periskopi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews