Ballina Bota Putin tjetër provë force, teston “satelitin vrasës” – VIDEO

Putin tjetër provë force, teston “satelitin vrasës” – VIDEO

Teksa Perëndimi festonte Pashkët, Vladimir Putin ka zhvilluar një tjetër test të avancuar të raketave ruse.

Pamjet e publikuar nga mediat ruse tregojnë “vrasësin e satelitëve”, që po zhvillohet me synimin e eliminimit të spiunëve të NATO-s në orbitë, shkruan Dailymail.

Publikimi i pamjeve nga Rusia shihet edhe si një provë force teksa prej disa ditësh ka një tension në rritje mes Britanisë, vendeve të BE dhe SHBA pas vrasjes me anë të helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal./TCH/

Loading...