Ballina Bota Putin shkon në Ankara, pritet me nderime nga Erdogan (VIDEO)

Putin shkon në Ankara, pritet me nderime nga Erdogan (VIDEO)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti me ceremoni zyrtare homologun e tij rus Vladimir Putin në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Pas intonimit të himneve të të dy vendeve, Putin përshëndeti gardën e nderit, kurse më pas dy liderët prezantuan delegacionet.

Më pas Erdoğan dhe Putin marën pjesë në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit të Centralit Bërthamor Akkuyu,

“Me funksionalizimin e reaktorit të parë të Centralit Bërthamor Akkuyu në vitin 2023, Turqia do të hyjë në mesin e vendeve që përdorin energji bërthamore. Në këtë mënyrë, 100-vjetorin e themelimit të republikës sonë do ta kurorëzojmë me një vepër historike në fushën e energjisë”, tha Erdoğan në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit të mbajtur përmes një video konference në Ankara, i shoqëruar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Pas takimit Erdoğan-Putin do të mbahet mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi (UDIK) të bashkëkryesuar nga dy presidentët.

Dy liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media pas mbledhjes dhe nënshkrimit të marrëveshjeve ndërsa më pas Erdoğan do të shtrojë një darkë në nder të homologut të tij.

Ndërkaq, Putin nesër do të marrë pjesë në Samitin Trepalësh Turqi-Rusi-Iran, në të cilën do të flitet në lidhje me Sirinë.(AA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews