Ballina Bota Putin do të takohet me Rohanin dhe Erdoganin më 4 prill

Putin do të takohet me Rohanin dhe Erdoganin më 4 prill

Presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet me presidentin iranian Hassan Rohani dhe me atë turk, Recep Tayyip Erdogan më 4 prill në Ankara, në samitin e këtyre tri shteteve që sponsorizojnë bisedimet e paqes në Siri.

Një ditë para samitit, Putin dhe Erdogan është paraparë që të takohen dhe të zhvillojnë bisedime dypalëshe në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Turqi-Rusi.

Rusia, Turqia dhe Irani janë të përfshira në luftën në Siri dhe kanë sponsorizuar një seri të bisedimeve të paqes që janë mbajtur në Astana të Kazakistanit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov më 30 mars ka biseduar përmes telefonit me homologun e tij turk, Mevlut Cavusogu dhe kanë disktuar lidhur me takimin Putin-Erdogan.

“Ministrat kanë diskutuar për një sërë çështjes bilaterale, para samitit ruso-turk”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme./telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews