Ballina Bota PUTIN DHE MERKEL BISEDË TELEFONIKE PËR SIRINË

PUTIN DHE MERKEL BISEDË TELEFONIKE PËR SIRINË

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ku kanë diskutuar për çështjen e Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Kremlini, Putin dhe Merkel në bisedën telefonike kanë diskutuar në mënyrë të detajuar situatën në Sirinë dhe rajonin përreth.

Sipas deklaratës Putin në bisedë ka theksuar se “veprimi agresiv që vendet perëndimore kanë kryer kundër Sirisë është në shkelje me rregullat e të drejtës ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe se ka dëmtuar procesin e zgjidhjes paqësore të krizës së Sirisë”.

Në deklaratë, thuhet se dy liderët kanë tërhequr vëmendjen për rëndësinë që Misioni i Organizatës së Ndalimit të Armëve Kimike në Siri të kryejë një punë të paanshme.

Gjithashtu theksohet se dy palët janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë për rifillimin e përpjekjeve diplomatike dhe politike duke u përfshirë edhe në platformat e Astana-s dhe Gjenevës dhe se në këtë kuadër do të vazhdojnë kontaktet dypalëshe.

Bëhet e ditur se Putin dhe Merkel kanë shkëmbyer pikëpamjet edhe në lidhje me projektin e tubacionit të gazit natyror Rrjedha Veriore-2.

@tn.lajmelokale
@tetovanews