Ballina Top Lajm Profesori i filozofisë i përgjigjet Ramës: Mendja jote është aq e mangët...

Profesori i filozofisë i përgjigjet Ramës: Mendja jote është aq e mangët sa e ka bërë të mangët vetë shtetin

Profesori i filozofisë Hysamedin Feraj ka reaguar në lidhje me protestat që po zhvillohen kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

“Sipas mendjes po aq të vogël saç është e madhe pasuria materiale e Edi Ramës, rrëzimi i Murit të Berlinit del të ketë qenë akt barbar dhe vandal, sepse muri ishte pronë publike, i ndërtuar nga shteti, me paratë e taksapaguesve, etj”, shkruan Feraj.

Po ashtu ai shkruan se shembja e monumentit të Enver Hoxhës del që të ketë qenë akt vandal dhe shton se mendim i Ramës është aq i mangët se e ka bërë të mangët vetë shtetin shqiptar.

Postim i plotë

Sipas mendjes po aq të vogël saç është e madhe pasuria materiale e Edi Ramës, rrëzimi i Murit të Berlinit del të ketë qenë akt barbar dhe vandal, sepse muri ishte pronë publike, i ndërtuar nga shteti, me paratë e taksapaguesve, etj.

Shembja e monumentit të Enver Hoxhës del të ketë qenë akt vandal i barbarëve sepse ishte monument publik, i ndērtuar me … etj.

Mendimi i Ramës është aq i mangët sa e ka bërë të mangët vetë shtetin shqiptar.

Dilema është, nëse më lehtë sillet mendja në kryet e Edit, apo hiqet Rama nga kryet e shtetit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews