Ballina Lajme Policia arreston edhe gjashtë persona për vrasjen e anëtarit të BDI-së në...

Policia arreston edhe gjashtë persona për vrasjen e anëtarit të BDI-së në Reçicë të Vogël

Policia gjatë mbrëmjes së djeshme ka arrestuar edhe gjashtë persona në lidhje me incidentin e armatosur që ka ndodhur në Reçicë të Vogël.

Siç kanë njoftuar nga MPB, personat janë në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë.

Deri tani ishin arrestuar katër persona dhe ndaluar në SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshëm.

Kujtojmë se pas incidentit të përgjakshëm në Reçicë të Vogël, afër selisë së BDI-së, një person mbet i vrarë ndërsa dy të tjerë të plagosur.
Personat të cilët janë përfshirë në këtë incident, të njohur si aktivist të BDI-së, mësohet se përplasjen e parë e kanë filluar pikërisht për shkak të zënkave brenda partiake.

Sipas dëshmitarëve përleshja ka filluar me një rahje fizike dhe shumë shpejt ka eskaluar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Sipas informatave jozyrtare në këtë përplasje kanë marrë pjesë 4 automjete, por ende nuk dihet numri i saktë i personave të përfshirë.

Loading...