Ballina Aktualitet Lajme Po “zbraset” Maqedonia, Gjermania kërkon 17 mijë punëtorë

Po “zbraset” Maqedonia, Gjermania kërkon 17 mijë punëtorë

Ambulanca dhe salla operacioni të mbyllura, spitale pa infermierë dhe specialistë ose para pensionimit. Mungesa e mjekëve dhe stafit tjetër mjekësor tashmë ndjehet seriozisht në vendet e vogla. Mjekët kanë paralajmëruar se problemi mund të bëhet edhe më serioz pas informacionit se Gjermania kërkon 17.000 punonjës të kujdesit shëndetësor në sektorin e kujdesit, edhe pse vende të lira ka edhe më shumë.

“Kolegët tanë të cilët shkuan në Gjermani thanë se kanë një pagë prej 3.000 euro që në fillim dhe menjëherë vlerësohet se kush në cilën sferë mund të pozicionohet ndërsa marrin edhe ftesë për specializim brenda një viti”, thotë Liljana Çollakova Dervishova nga Shoqata e mjekëve privatë.

Mjekët kërkojnë një Strategji Kombëtare për Planifikimin e Personelit në Sistemin e Kujdesit Shëndetësor. Mungesën e mjekëve specialistë tashmë e ndjejnë qytetarët. Për disa kontrolle dhe regjistrime pritet edhe me muaj.

Nga ana tjetër kompania Opportunity Centre ka organizuar një konferencë punësimi për sektorin e mjekësisë në Gjermani. Konferenca është paralajmëruar për në datë 20 prill nga ora 12 e 30 në Hotel Bushi, ndërsa në bazë të aktiviteteve në rrjetet sociale, interesi për këtë konferncë është mjaft i madh.

Nga Opportunity Center thonë se me këtë, qytetarëve u jepet një mundësi shtesë për një të ardhme më të mirë.

“Ideja ka ardhur nga nevoja për punësim të të rinjve. Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit janë në gjendje të ngjajshme sa i përket papunësisë dhe ne u ofrojmë atyre një mundësi shtesë, një “të keqe të domosdoshme”. U ofrojmë rrugë dhe mundësi më të mirë për të ardhmen e tyre dhe mirëqenien e tyre socialo-ekonomike.”- tha Fisnik Latifi nga Opportunity Centar.

Por nuk është vetëm sektori i shëndetësisë i cili ka mbetur pa njerëz. Mjafton të dalësh në një lokal, në qytet apo edhe rrugës vërehet mungesa dhe numri i paktë i popullsisë, sidomos të rinjve. Kjo vjen së shumti nga hendeku i madh mes pagës mesatare dhe shportës së konsumatorit.

Përderisa, në Maqedoni një familje katër anëtarëshe për të përmbushur nevojat e saja themelore nevoitet rreth 30 mijë denarë, rroga mesatare vazhdon të ngelet 22 mijë denarë, e minimalja vetëm 12 mijë denarë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews