Ballina Shëndeti Përse vitet e fundit femrat po pësojnë goditje në tru më shumë...

Përse vitet e fundit femrat po pësojnë goditje në tru më shumë se meshkujt, cilët janë faktorët që i rrezikojnë ato?

Goditjet në tru zakonisht ndodhin tek të moshuarit, duhanpirësit, njerëzit mbipeshë ose ata të prekur nga sindroma metabolike. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se njerëzit e tjerë, që nuk bëjnë pjesë tek këto grupe, nuk janë të rrezikuar. Sipas Shoqatës Kombëtare të Neurologëve goditjet në tru dhe mund të çojë në paaftësi afatgjatë.Ka disa faktorë që rrisin shanset për të pësuar goditje në tru, si: sëmundjet kardiovaskulare, pasiviteti fizik, obeziteti, dieta dhe duhanpirja. Përveç këtyre faktorëve, femrat duhet të shqetësohen edhe nga disa rreziqe të tjera që mund të shkaktojnë goditje në tru. Më poshtë do të gjeni 5 shkaktarët e goditjeve në tru tek femrat.

Përdorimi i kontraceptivëve

Kontraceptivët oral mund të shkaktojnë mpiksje të gjakut, duke rritur rrezikun për të pësuar goditje në tru. Femrat që pinë duhan dhe ato që kanë një familjar të prekur nga kjo sëmundje këshillohen që të mos marrin kontraceptivë.

Shtatzënia

Nivelet e larta të estrogjenit rrisin faktorët që shkaktojnë mpiksje të gjakut, duke rritur kështu rrezikun për të pësuar goditje në tru. Mjekët i këshillojnë femrat që kanë pasur një histori të trombozës cerebrale në familjen e tyre të tregojnë shumë kujdes gjatë shtatzënisë.

Migrena me aura

Femrat janë tri herë më të rrezikuar se meshkujt që të vuajnë nga migrena. Femrat që vuajnë nga migrena me aura me aura (një formë e veçantë e migrenës që shoqërohet me probleme me shikimin) janë gjithashtu më të rrezikuara që të pësojnë goditje në tru.

Tensioni i lartë i gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është një tjetër faktor rreziku që prek si meshkujt ashtu edhe femrat. Megjithatë efekti është më i madh tek femrat (rreziku rritet më shumë kur ato përdorin kontraceptivë).

Vetmia dhe depresioni

Depresioni dhe stresi psiko-social (izolimi, stresi në punë ose diskriminimi) lidhen me tensionin e lartë të gjakut, një nga faktorët më të mëdhenj të goditjeve në tru. Ndikimi i tyre është më i madh te femrat sesa tek meshkujt. Përveç njohjes së shkaktarëve, është e rëndësishme të dini edhe simptomat e kësaj sëmundjeje. Lexoni këtu disa nga shenjat paralajmëruese të goditjeve në tru që nuk duhet të injorohen asnjëherë./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews