Ballina Bota Përplasen mes vete dy trena në Austri, 50 të lënduar

Përplasen mes vete dy trena në Austri, 50 të lënduar

Dy trena të pasagjerëve janë përplasur me njëri tjetrin në stacionin e Salzburgut të Austrisë, duke lënë së paku 50 të lënduar.

Sipas raportimit të mediave lokale, aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e hershëm, përderisa deri në këto momente nuk ka të lënduar serioz apo në rrezik për jetë.

Ende nuk janë të qarta arsyet që dërguan deri të ky aksident.

Në vendin e ngjarjes kanë shkruar policia, Kryqi i kuq, zjarrfikësit dhe ekipet e tjerë të emergjencës për të ofruar ndihmë./pe/

@tn.lajmelokale
@tetovanews