Ballina Argëtim Pas Erdoganit, Daçiq ia thotë këngës greqisht dhe e “kall” edhe për...

Pas Erdoganit, Daçiq ia thotë këngës greqisht dhe e “kall” edhe për Nikos Panajotis Kotzias (VIDEO)

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, mbrëmë në mbrëmjen solemne në nder të kolegut grek, Nikos Koxias, ka kënduar këngë në gjuhën amë të mysafirit. Koxias ka pasur edhe dëshirë të veçantë muzikore, njofton mediat serbe.

Daçiq e ka pritur Koxiasin në “Vila Mir”, ndërkaq në incizimin e “Blic” mundet të dëgjohet se shefi i diplomacisë serbe e këndon këndën e njohur greke “Mi mu timonis matia mu”.

Koxias më pas i ka kërkuar Daçiqit që t’ia këndojë këndën serbe “Tamo Daleko” dhe i ka thënë se ajo është kënda më e bukur në botë. Ministri serb ia ka plotësuar dëshirën Koxiasit.

Kur Daçiq këndonte për Erdoganin:

@tn.lajmelokale
@tetovanews