Ballina Bota PARA SAMITIT TË DY KOREVE, KIM JONG-UN PARAQITET SI “PATRIOT DHE PAQËSOR”

PARA SAMITIT TË DY KOREVE, KIM JONG-UN PARAQITET SI “PATRIOT DHE PAQËSOR”

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është përqendruar në forcimin e popullaritetit të tij dhe titullit të patriotit dhe paqësorit të madh në vend, në prag të takimit të nesërm historik me Presidentit jugkorean, Moon Jae-in, transmeton Anadolu Agency (AA).

Samiti korean i nesërm mbahet për të tretën herë në histori dhe është i pari në 11 vitet e fundit. “Samiti është një moment historik i cili erdhi nga përpjekjet tona për vendosjen e dialogut dhe paqes në gadishull”, shkruan gazeta pro regjimit verikorean “Rodong Sinmun“.

Mediat shtetërore në Phenian gjithashtu raportojnë se përmirësimi historik i marrëdhënieve dhe samiti i nesërm ka ardhur ekskluzivisht falë aftësive të Kim-Jong-un dhe dashurisë së tij të pafund për popullin korean.

Tema kryesore e samitit të nesërm do të jetë nisja e procesit të denukleraizimit të Koresë së Veriut dhe arritja e marrëveshjes së paqes me të cilën formalisht do t’i jepet fund luftës Koreane e cila është zhvilluar para më shumë se 6 dekadash.

Samiti do të fillojë në orët e mëngjesit sipas kohës lokale, kur udhëheqësi verikorean, Kim Jong-un, do të kalojë kufirin dhe të hyjë në zonën e demilitarizuar të Koresë së Jugut, Panmujom.

Kim Jong-un kështu do të bëhet udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut i cili do të qëndrojë në tokën e Koresë së Jugut që nga përfundimi i konfliktit ushtarak të zhvilluar në mesin e viteve ’50-të të shekullit të kaluar.

Ai do të shoqërohet nga delegacioni nëntë anëtarësh, pjesë e së cilës do të jetë edhe motra e tij Kim Yo-jong.

Shefi i kabinetit të presidentit jugkorean, Im Jong-seok, njoftoi se udhëheqësit e dy Koreve në fillim të takimit do të mbjellin një fidan në vijën kufitare. Në fund të samitit është paralajmëruar një darkë e cila në mënyrë simbolike do të shërbehet me enë nga të dy Koretë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews