Ballina Bota Panik në SHBA, të shtëna me armë zjarri te “Youtube”

Panik në SHBA, të shtëna me armë zjarri te “Youtube”

SHBA- Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë selisë së rrjetit social “Youtube” në San Bruno, në veri të Kalifornisë.

Nuk dihet ende nëse ka të plagosur apo viktima nga të shtënat me armë, por polici në vendngjarje ka rrethuar zonën.

Një pjesë e stafit të “Youtube” reaguan online duke thënë se agresori që kishte shtënë me armë ishte në arrati, por kjo nuk konfirmohet nga policia.

Punonjësi Todd Sherman tha se njerëzit po arratiseshin nga ndërtesa, nga paniku. Ndërsa një tjetër punonjës, Vadim Lavrusik kishte shkruar më herët se ishte bllokuar në një dhomë, por për fat të mirë ishte evakuuar. (Bw)

@tn.lajmelokale
@tetovanews