Ballina Aktualitet Lajme Opozita nis protestën, bllokon qarkullimin në katër akse

Opozita nis protestën, bllokon qarkullimin në katër akse

Sikurse kishte paralajmëruar, opozita në Shqipëri ka nisur sot prej orës 10.00 protestat dhe mosbindjen civile duke kundërshtuar vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.

Opozita ka bllokuar katër akse kryesore të qarkullimit që të sjellin në Tiranë. Kështu, akset e bllokuara nga protestuesit janë kryqëzimi në Milot, i cili lidh Tiranën me Shkodrën, por edhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin.

Gjithashtu, protestuesit kanë bllokuar edhe kryqëzimin në Çermë të Lushnjës si dhe kryqëzimin e Vorës, shkruan ATSH.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga deputetë të opozitës dhe qytetarë po protestojnë në Vlorë duke bllokuar qarkullimin ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet në Bradashesh e shoqëruar nga deputetë të Elbasanit dhe Korçës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews