Ballina Lajme Kosovë “O RAMUSH HARADINAJ I KE DHËNË VËLLEZËRIT, PO EDHE KËTA I KE...

“O RAMUSH HARADINAJ I KE DHËNË VËLLEZËRIT, PO EDHE KËTA I KE VËLLEZËR…”

Ish-luftëtari i UÇK-së nga Komuna e Malishevës, Faik Zogaj akuzoi krerët e shteti se ata janë personat kryesorë që kanë fryrë listat dhe tani deklarohen se nuk kanë asgjë në dorë për t’i pastruar ato. Këto akuza Zogaj i bëri sot në protestën e ish-luftëtarëve të UÇK-së para ndërtesës së Qeverisë.

“Në shpinë të veteranëve e kanë pushtetin në dorë…Gjykata Speciale nuk ka pse vjen në Kosovë me hetu krime lufte, se nuk janë bërë krime gjatë luftës. Por krimet janë bërë mbas luftës. A ka krim më të madh se veterani mos me pas pare për shërim. O Ramush Haradinaj i ke dhënë vëllezërit, po sot edhe këta i ke vëllezër se në luftë i ke pas. Sot ka mbetë në kolicë e nuk i ka 20 euro një terapi me marr. Ky është krimi te na që është tu ndodhë. Ju kam thënë edhe më herët, një muj po presim, po ma shumë edhe na sikurse ajo loja që luhet shah- mat, kur të ju bohët mat mazamakeq për ta”, u shpreh Zogaj.

Protestuesit kërkuar pastrimin e listave të veteranëve, njohjen e statutit të invalidit të gjithë atyre që si pasojë e luftës vuajnë nga sëmundjet e ndryshme dhe shkarkimin e komisionit invalidor./tv21/

VIDEO bonus:
Loading...