Ballina Bota NIS SAMITI TREPALËSH TURQI-RUSI-IRAN RRETH KRIZËS NË SIRI

NIS SAMITI TREPALËSH TURQI-RUSI-IRAN RRETH KRIZËS NË SIRI

Në Kompleksin Presidencial në Ankara filloi Samiti Trepalësh Turqi-Rusi-Iran rreth krizës në Siri, me pjesëmarrje të presidentëve të tre vendeve, Recep Tayyip Erdoğan, Vladimir Putin dhe Hasan Ruhani, raporton Anadolu Agency (AA).

Samiti në Turqi në lidhje me Sirinë është i dyti i llojit të tillë mes tri vendeve, pasi fillimisht u mbajt më 22 nëntor të vitit 2017 në Soçi të Rusisë pas mungesës së rezultateve nga bisedimet në Gjenevë.

Takimi i liderëve të tre vendeve është duke u zhvilluar në dyer të mbyllura.

Në delegacionin e Turqisë në samit marrin pjesë edhe shefi i Shtatmadhorisë së Turqisë Hulusi Akar, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Energjisë dhe Resurseve Natyrore Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Nurettin Canikli, zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalın dhe shefi i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) Hakan Fidan.

Pas drekës së punës, Erdoğan do të mbajë konferencë të përbashkët për shtyp homologun rus dhe atë iranian.

Pritet që në deklaratën e përbashkët të planifikuar të publikohet pas samitit, të theksohen çështje për të cilat palët ranë dakord edhe në deklaratën e mëparshme, siç është vazhdimi i armëpushimit aktual në Siri, integriteti territorial i Sirisë dhe ndalimi i shkeljeve të armëpushimit.

VIDEO bonus:
Loading...