Ballina Lajme Nimic, letër palëve rreth (mos)marrëveshjet

Nimic, letër palëve rreth (mos)marrëveshjet

Derisa Shkupi e Athina po përgatiten për takimin e së enjtes të dy ministrave të jashtëm Dimitrov e Kocijas në Ohër, ndërmjetësuesi i OKB-së, Metju Nimic u dërgoi letër palëve në të cilën i ka përmbledhur rezultatet nga bisedimet në Vjenë.

Siç raporton Alfa greke, Nimic në këtë letër ka shkruar se pengesa më e madhe në këtë fazë janë ndryshimet kushtetuese.

Letra e Metju Nimict

“Athina e vendos atë si parakusht bazik për arritjen e një marrëveshjeje, por Shkupi vazhdon të ruajë identitetin maqedonas dhe gjuhën në Kushtetutën e vetë. Sa i përket kontestit, linja bazë e bisedimeve greke është që emri i ri të përdoret si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe kjo të reflektohet në një ndryshim të Kushtetutës së IRJM-së”

Kocijas tashmë ka filluar turneun ballkanik të vizitave me Prishtinën dhe Beogradin. Mbetet të shihet nëse në takimin e Ohrit, dy kryediplomatët do të kenë guxim të tejkalojnë këto dallime rreth ndryshimeve kushtetuese, respektivisht të bëjnë “hapin e madh” drejt zgjidhjes. Shefi i grupit parlamentar të Syrizas, Dimitris Papadimulis theksoi se ky rast historik duhet shfrytëzuar.

Nuk duhet ta humbim mundësinë për ta zgjidhur këtë problem. Tani me Qeverinë e Zaevit është hapur dritarja e mundësisë.

Vështirësitë ekzistojnë, prandaj ky problem ka mbetur i pazgjidhur 25 vite dhe koha punon në ngarkesë të interesit të vendit.

Në interesin tonë nacional është të gjejmë zgjidhje për këtë çështje. Me zgjidhjen e çështjes së irredentizmit dhe emrit të fqinjit, me Shkupin, do të mund të pastrojmë të gjitha tentativat e rritjes së ndikimit turk në Ballkan”

Papadimulis tha se Qeveria greke bisedon për emër të përbërë, të pranueshëm për të dy palët andaj ai pret që zgjidhja eventuale të ketë mbështetjen e nevojshme ditën që do të vihet për votim në Kuvendin grek./am/

VIDEO bonus:
Loading...