Ballina Lajme Nënkryetari i ASH-së krahason Milikijen me Linda Morinën

Nënkryetari i ASH-së krahason Milikijen me Linda Morinën

“Si të të kritikon Milikija, si të të këndon Linda, është punë e njejtë, nule” – ka shkruajtur nënkryetari i ASH-së, Remzi Mehmedi. Ky koment vjen si …

Ky koment vjen si vazhdim i replikës ASH-LSDM, pasi Ziadin Sela akuzoi kreun socialdemokrat Zaev e që më pas erdhi edhe reagimi i kryetares së Haraçinës Ramadani. Ajo në përgjigjen e saj tha se “ate e kishin votuar vëllezërit shqiptarë nga Haraçina dhe kishte fituar bindshëm në raund të parë, shkruan Fakte

Ndryshe, raportet mes këtyre dy partive ishin të mira derisa ishin bashkë në Qeveri. Kjo ndryshoi kur Sela nga pozita e pushtetit lidhi koalicion opozitar me Besën, ndërsa LSDM përkrahu hapur partnerin e saj BDI. Kjo rezultoi me daljen e ASH-së nga Qeveria, mirëpo edhe pas disa muajsh, funksionarët e partisë së Selës vazhdojnë të figurojnë si të jenë në funksione dhe vazhdojnë të marrin rroga të majme ministrore.

Loading...