Ballina Top Lajm Negociatat, Lubonja bën zbulimin e madh: Raporti i KE-së i rremë, Vlahutin...

Negociatat, Lubonja bën zbulimin e madh: Raporti i KE-së i rremë, Vlahutin e blerë, Rama i kapur

Fatos Lubonja ka bërë një zbulim duke hedhur dyshime të forta në funksionimin e organeve qëndrore të Brukselit.

Sipas analistit, raporti i Komisionit Europian mund të jetë i rremë duke argumentuar se ka mjaft arsye që diplomatët e lartë të BE-së ta hartojnë kështu.

Referuar raportit pozitiv, ai gjykon se rekomandimi i KE-së s’mund të jetë i vërtetë duke shtuar se qeveria “Rama” është e kapur dhe e blerë.

Nuk them që Shqipëria është larg negociatave, por them se sido që të jetë ne realitetin nuk duhet ta gjykojmë nëse u hapën negociatat, por duhet ta shohim më atë që shikojmë dhe jetojmë këtu.

E vetmja e mirë që ka ky rekomandim është se bën propagandë qeveria. Shqipëria është shumë larg standarteve europiane dhe ne do hyjmë në BE si popull i dorës së fundit.

Për të provuar rremësinë e Brukselit i jam referuar raportit të Freedom House. Aty thuhet se përparimi në luftën ndaj kanabisit u zhbë për shkak të zbulimit të Tahirit dhe lidhjeve me trafikantët e drogës. Nuk është se ka pasur një përparim në luftën ndaj kanabisit.

Janë 128 shefa policie të akuzuar për lidhje me drogën. Ka pasur operacione fasadë ku fshihen qëllime të tjera mbrapa. Mendoj se nuk ka pasur asnjëherë luftë ndaj korrupsionit dhe nuk ka pasur asnjë përparim.

Reforma në drejtësi ka pasur një qëllim të mbrapshtë për t’i hequr kontrollin opozitës në drejtësi dhe për ta përdorur për të shantazhuar kundërshtarët. 1 milionë shqiptarë jetojnë me 5 dollarë në ditë dhe edhe më pak.

Reforma në drejtësi është një dështim, pasi është e kapur nga një palë politike. Nuk vepron ndaj korrupsionit kjo drejtësi. Presidenti francez Macron ka një tjetër qasje.

Ai ka të drejtë kur thotë se ne duhet të forcohemi si Evropë brenda këtyre kufijve qe kemi, para se të zgjerohemi.

Vendet evropiane duhet të forcohen para se të integrohen në BE.

Ambasadoret gjithmonë palë me qeveritë kanë qenë. Ata kanë si synim mbrojtën e qeverive të tyre dhe mundësinë për hapjen e bizneseve të vendeve të tyre dhe kjo i bën më të lidhur me qeverinë”,– u shpreh Lubonja. (TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews