Ballina Aktualitet Lajme Në ora 14:00 shpallet vendimi për rastin “Almiri”

Në ora 14:00 shpallet vendimi për rastin “Almiri”

Në Gjykatën Themelore të Kumanovës sot në ora 14:00, trupi gjykues në rastin Almir Aliu, pritet ta shpallë vendimin, njofton Portalb.mk.

Në seancën e fundit u thanë fjalët përfundimtare, avokati i familjes Aliu, kërkoi që të lirohen nga akuza për dhunë babai i Almirit dhe dy familjarët e tjerë, ndërkaq avokati i Iliqit kërkoi lirim pasi që sipas tij, Iliq është fajtor dhe se veprën ai e ka kryer nga nxitja e familjes Aliu.

Avokati i familjes Aliu ka përmendur një sërë shkeljesh nga ana e Prokurorisë, ku më të mëdha ishin ekspertizat e pranuara me licenca të falsifikuara si dhe mosngritja e akuzës ndaj vëllait të Bobanit, Bojan Iliq, i cili me shufër hekuri ka dhunuar familjarët e Almirit.

Po kësaj, avokati i familjes Aliu gjithashtu ka thënë se është i padrejtë rikualifikimi i lëndës, nga vrasje në vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion.

@tn.lajmelokale
@tetovanews